Në 24 orët e fundit, 377 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në 1,259 mostra të testuara në Malin e Zi dhe tre pacientë vdiqën, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
645 njerëz janë shëruar, kështu që aktualisht ka 10,080 raste aktive të infeksionit, raporton gazeta Vijesti me seli në Podgoricë.
Shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Podgoricë – 148, pasuar nga Nikshiqi 87, Bari 24, Cetinje 23, Berane 22, Budva 17, Plevle 15, Bjelo Polje dhe Rozhajë nga 11 raste, etj.
Pacientët nga Andrijevica, Nikshiq dhe Podgorica vdiqën, më i moshuari ishte 74 vjeç, dhe më i riu ishte 53-vjeç.
Që nga fillimi i qershorit, 576 njerëz kanë vdekur, dhe që nga fillimi i epidemisë në mars, 585 njerëz. Deri më tani, janë regjistruar 41.803 raste të koronavirusit./tch/
Hetimi i brendshëm konstaton mangësitë në atentatin ndaj Tru...
Begaj në Ditën e Paqes: Bota është trazuar në mungesë të saj
Sulmuan fizikisht zyrtarët policorë, arrestohen tre persona ...
Sekuestrohen barna pa banderola me vlerë 1500 euro, arrestoh...
Serbia përgatit 500 trupa për ndërhyrje në veri, Shala: Nuk ...
PSG refuzon t’i paguajë shifrën marramendëse Mbappes