Procedura e miratimit për një vaksinë antiCOVID-19 në Bashkimin Evropian nuk mund të zhvillohet më shpejt sesa po kryhet, megjithatë një vendim pritet të vijë përpara 29 dhjetorit, njoftoi sot drejtoresha e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Emer Cooke.
“Po punojmë 24 orë për miratimin e vaksinës së parë antiCOVID-19”, tha ajo në një konferencë për shtyp, duke shtuar se afatet do të rivlerësohen vazhdimisht.
“Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi sigurinë”, theksoi Cooke.
Ndryshe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, BE-ja nuk jep autorizime urgjente për vaksinat, që do të thotë se ato duhet të kalojnë testet e zakonshme./ATSh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...