Numri i turistëve në tetor të këtij viti ishte 33 929, që është ulje për 65,1 për qind në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i prenotimeve 80 612 që është rënie për 59,7 për qind.
Sipas Entit shtetëror për statistika, numri i turistëve vendorë është pakësuar për 11,4 për qind, përderisa numri i turistëve të huaj për 87,4 për qind. Numri i prenotimeve të turistëve vendorë në tetor 2020 në raport me tetorin e vitit 2019, është pakësuar për 14 për qind, ndërsa numri i prenotimeve të turistëve të huaj është pakësuar për 84,8 për qind.
Në periudhën janar – tetor 2020 në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është pakësuar për 60,8 për qind, tek turistët vendorë për 20, ndërsa tek të huajt për 84,2 për qind. Numri i prenotimeve është ulur për 47,2 për qind, tek turistët vendorë për 14,1, përderisa tek të huajt për 84,1 për qind./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...