“U kthyem në shtëpi në orën 02:00 të mëngjesit, të gjithë donim të flinim, Ronaldo nisi stërvitjet”

17:45 | 14 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Arthur Melo, futbollisti i Juventusit ka folur për skuadrën e tij të re dhe jetën në Torino.

Ai ka folur gjithashtu edhe për krahasimet mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi ai është stërvitur me të dy.

“Kur Messi duhet të imponojë, ai imponon me lehtësi. Cristiano është më ekspresiv”, ka thënë Arthur.

“Nëse trajneri thotë se të gjithë meritojnë kritika, ai i merr të gjitha i pari. Të dy gjithmonë duan më shumë”, thotë braziliani.

Më tutje, Athur tregoi edhe një ngjarje me Ronaldon.

“Ne u kthyem nga një vizitë në orën 02:00 të mëngjesit. Të gjithë donim të shkonim në shtrat, por Ronaldo filloi me stërvitje. Ishte e çmendur”, tregoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme