Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Vjosa Osmani, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.
Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premten, më 18 dhjetor 2020, në orën 9:30, për të votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.Në orën 11:00, ndërkaq, në po të njëjtën ditë, do të mbahet seancë e re, ku pritet të mbahet interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.
Në këtë interpelancë, pritet të raportojë kryeministri Hoti rreth marrëveshjes së 4 shtatorit dhe “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë”, raporton arbresh.info.
“Pas pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, Kuvendi do të mbajë interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020″”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Më pas, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për dënimin humanitar, si dhe do të shqyrtohet raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019.
“Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020 do të jetë pikë e radhës, për të proceduar tutje më shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe atij të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, për vitin 2019”, thuhet në njoftim.
Po ashtu kryesia në mbledhjen e sotme, procedoi për mendim në qeveri dy nisma legjislative: Nismën Legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe Nismën Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimataria e saj. /arbresh.info/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...