Kevin Durant i kthehet basketbollit pas 552 ditësh

15:06 | 14 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Durant pësoi këputje të Tendinës së Akilit në ndeshjen e pestë të serisë së finaleve të NBA-së kundër Toronto Raptors me ekipin Golden State Warriors në qershor 2019.
Ylli amerikan i basketbollit, Kevin Durant, i cili ka qëndruar larg parketit që nga ndeshja e pestë e serisë së finaleve të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA) në vitin 2019 për shkak të këputjes së Tendinës së Akilit, iu kthye lojës në ndeshjen parasezonale të ekipit të tij të ri Brooklyn Nets kundër Washington Wizards.

Durant, i cili ishte koshashënuesi më i mirë katër herë në karrierën e tij, dikur lojtari më i vlefshëm në sezonin e rregullt dhe dy herë në serinë e finaleve, doli në sallë pas 552 ditëve mungesë.

Lojtari 32-vjeçar, i cili u largua nga Golden State Warriors, më të cilin fitoi dy kampionate të NBA-së dhe veshi fanellën e Nets për herë të parë, shënoi 15 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime në 24 minuta kundër Wizards.

Ndryshe Durant pësoi këputje të Tendinës së Akilit në ndeshjen e pestë të serisë së finaleve të NBA-së kundër Toronto Raptors me ekipin Golden State Warriors në qershor 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme