Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin ka diskutuar për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë.
Ministri Selimi e ka njoftuar Ambasadorin Kolly për proceset e avancimit të kornizës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, nismat e ndërmarra për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë.
Sipas ministri Selimi, Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vettingun dhe themelimi i Gjykatës Komerciale janë pjesë e kësaj reforme, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.
Ministri Selimi tha se Zvicra në mënyrë aktive ka mbështetur Kosovën në ndërtimin e demokracisë, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë.
Ndërsa Ambasadori i Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe për bashkëpunim bilateral në mes dy shteteve. /Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...