Sot rreth orës 05:45 në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri M. C., viti i lindjes 1948.
I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë kishte probleme psikiatrike dhe ishte trajtuar me terapi përkatëse.
Nga data 6 dhjetor me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.
Gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, M. C, me datë 10 dhjetor ishte testuar për Covid 19, me ç‘rast kishte rezultuar pozitiv./arbresh.info/
Kurti takon sot kryetarët e komunave të Kosovës
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij pë...
Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, Izraeli urdhëron evakuimin e...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Pesë komisione parlamentare mblidhen sot
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në Kosovë