Tensione në stadiumin “Fadil Vokrri”, fyerje mes kryesisë së Ballkanit dhe tifozëve të Prishtinës

14:03 | 13 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ende pa filluar në fushë, derbi i xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit, ka nisur me tensionet të mëdha në tribuna

Në tribunat e stadiumit ”Fadil Vokrri”, fyerjet nuk munguan mes disa tifozëve të Prishtinës dhe kryesisë së Ballkanit.

Siç vërehet në videon e mëposhtme, i përfshirë është tifozi i bardhekaltërve Kujtim Sopa si dhe disa persona të tjerë.

Në anën tjetër, shihet kryesia e suharekasve në krye me Bali Kabashin dhe Visar Maksutajn të cilët përplasen verbalisht me tifozët kryeqytetas.

Kjo zgjoi edhe reagimin e Policisë së Kosovës, të cilët biseduan me delegatin e ndeshjes, Senad Hamziq, për të mësuar detaje të tjera në lidhje me atë që ndodhi çaste më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme