Nënën masa të veçanta hetimore, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion, në të cilin ka konfiskuar mbi 50 kilogramë drogë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar.
Prangosja e tyre, është bërë në një parking të automjeteve në Prishtinë, raporton arbresh.info.
“Operacioni i Policisë së Kosovës i zhvilluar nën masa të veçanta të hetimit vë në pranga tre (3) persona të dyshuar dhe konfiskon mbi 50 kg drogë. Me datë 12.12.2020 rreth orës 18:50 në një parking të automjeteve në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e PK-së, pas një hetimi disa mujorë përmes aplikimit të masave të veçanta të hetimit ka zhvilluar një operacion policor me ç`rast ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale e sanksionuar me ligj, respektivisht në bazë të nenit 267 të kodit penal të RKS-së “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, bënë të ditur policisë.
Tre personat e dyshuar në momentin e ndalimit kanë qenë duke shkëmbyer sasi të substancës narkotike dhe janë arrestuar nga njësitet antidrogë të Policisë së Kosovës.
Në këtë operacion policor janë sekuestruar 51 kilogramë e 664.6 gr substancë e dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, 3 vetura, 8 telefona celularë, si dhe 980 euro, 30 franga,1 dollar para të gatshme, raporton arbresh.info
Në vendngjarje poashtu kanë dalë edhe njësiti i forenzikës së PK-së për procedura të nevojshme.
Në lidhje me rastin janë bastisur tri lokacione në Viti dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy tyta, 32 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe 51.9 kg duhan.
Me vendim të prokurorit kompetent tre (3) personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të punoj me vendosmëri në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, dhe në veçanti të luftoj dukuritë negative dhe aktivitetet kriminale që në një formë apo tjetër rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen