Mesfushori i Mancheser United, Paul Pogba, është bërë ditëve të fundit lajm kryesor pas deklaratës së agjentit të tij, Mino Raiola, se koha e francezit ka mbaruar tek Manchester United.
Analistët dhe njohësit e futbollit e cilësuan deklaratën e Riolas të pa matur dhe jo korrekte, disa nga ta e cilësuan 27 vjeçarin si lojtarin më të mbivlerësuar në botë.
Por, tani pas lojës së luajtur me Manchester Cityn, të cilën Pogba startoi nga minuta e parë, ka siguruar tifozët e Manchester United për angazhimin e tij.
“Unë gjithmonë kam luftuar dhe do të luftoj gjithmonë për klubin dhe shokët e mi të skuadrës gjithashtu edhe për tifozët”, tha ai.
“Bla bla nuk është e rëndësishme. E ardhmja është larg, ajo që ka rëndësi është e tashmja dhe unë jam i përfshirë 1000%!”, tha 27 vjeçari.
“Gjithnjë më të fortë sëbashku… gjithçka ka qenë e qartë midis klubit dhe meje dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, tha Pogba.
“Kur nuk e dini se çfarë po ndodh brenda mos flisni fare”, përfundoi Paul Pogba.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...