Një video e cila e shfaq Diego Maradonën duke pirë alkool dhe duke tymosur është bërë virale në rrjetet sociale, pak më shumë se dy javë pasi ai vdiq nga një sulm në zemër.
Në video, ish-heroi i Napolit mund të shihet në gjendje të dehur duke tymosur dhe me një shishe medikamentesh në tavolinë, transmeton Gazeta Express.Sipas mediave spanjolle, kjo kishte ndodhur pak ditë para se fituesi i Kupës së Botës të operohej në tru në La Plata.
Në video, Maradona shoqërohet nga Mariano Castro, një mik i ngushtë i tij me të cilin kishte qenë në rehabilitim në një klinikë në Kubë para disa vjetëve.Në një çast në këtë video, Maradona fillon të këndojë “ohhh… ne do të rikthehemi, ne do të rikthehemi, Marcos Paz ne do të rikthehemi…”
Kjo video është publikuar nga transmetuesi argjentinas, Canal 9, i cili pretendon se ngjarja kishte ndodhur vetëm tri ditë para se shëndeti i Maradonës të përkeqësohej dhe ai të dërgohej në spital për t’u operuar në tru. /Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...