Gold AG ndan fotografinë e parë me djalin në rrjete sociale

09:27 | 13 Dhjetor 2020
L G

Artisti me prejardhje nga Presheva, Gold AG, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të zëshëm në estradë.

Pak ditë më parë, më saktësisht më 28 nëntor (Dita e Flamurit) ai u bë baba për herë të parë.

Reperi dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën, Gueril.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Kësaj radhe, Arian Agushi (emri i vërtetë) ndau një fotografi në rrjete sociale për herë të parë me djalin.

“Guerili i babit”, ka shkruar ai.

Komentet dhe urimet ndërkohë nuk munguan nga miqtë dhe ndjekësit, të cilët i uruan një ‘jetë të gjatë dhe të lumtur’.

Gold AG dhe partnerja e tij nga Gjilani po ashtu u martuan këtë vit, pa ndonjë ceremoni për shkak të COVID-19. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme