Dje u luajt derbi i qytetit të Madridit ndërmjet Real Madrid dhe Atletico Madrid, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Real Madrid, pas lojës trajnerët e skuadrave dhanë mendimet e tyre lidhur me ndeshjen.
Fillimisht trajneri i Real Madrid, Zindedine Zidane, u shpreh i kënaqur për fitoren e ekipit të tij, ku tha se fituan ndaj një kundërshtari të mirë dhe shfrytëzuan rastet dhe hapësirat e vogla.
Ndërkohë, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, morri përsipër disfatën e mbrëmshme ku tha se fajin e kishte ai dhe taktikat e tij.
“Taktikat e mija ishin gabim, gabim ishte qasja që patëm ndaj këtij kundërshtari”, tha argjentinasi.
“Unë u mundova të përmirësoj gabimet që pashë, djemtë kanë bërë përpjekje të madhe, por ekipi nuk ka humbur që disa kohë dhe dihet se kjo herët a vonë duhej të ndodhte”, tha ai.
“Kur rivalët e tu janë superiorë, atëherë duhet t’i urosh ata”, përfundoi Diego Simeone.
Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard
Florida, ndryshimet klimatike shtuan fuqinë e uraganit “Milt...
Sinani e falënderon Kurtin për subvencionet në Luginën e Pre...
Një muaj paraburgim ndaj Naser Hafizit
Hamza merr ide nga qytetarët e Prizrenit: Na duhet një progr...