Dashi
Kjo ditë do të jetë një ditë mjaft e rëndësishme për një pjesë të mirë të atyre personave që i përkasin shenjës së Dashit. Ju sot do të bazoheni fort të ndjenjat që keni dhe në çdo vendim që do merrni do të pyesni njëher zemrën tuaj. Ky fakt do të sjellë ngrohtësi tek zemra juaj dhe nuk do të zhduket lehtë. Me financat duhet të tregoni pak kujdes këtë të dielë.
Demi
Ata që janë në një lidhje duhet të provojnë disa eksperienca të reja pasi rutina e përditshme ka filluar tju mërzitë. Gjendja juaj financiare sa vjen dhe përmirësohet akoma dhe më shumë. Ky fakt ju lejon që këtë të dielë ti kushtoni vetes dhe partnerit tuaj disa momente relaksi.
Binjakët
Me mërkurin në një pozicion të favorshëm me shenjën tuaj, ju nuk do e keni aspak të vështirë të arrini atë që dëshironi. Një ftesë nga miqtë tuaj sot nuk duhet refuzuar, prandaj vishuni bukur dhe dilni të argëtoheni. Një çështje e vjetër do shkaktojë debate me partnerin tuaj, qëndroni të qetë dhe mendohuni para se të flisni.
Gaforrja
Sot të dashura gaforre do të jeni të turbullta dhe mjaft të pavendosura. Ndikimi i Uranit dhe Saturnit ju ka shpërqëndruar komplet nga realiteti dhe e përditshmja. Nëse jeni duke pritur për zgjidhjen e një problemi nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të vazhdoni të prisni.
Luani
Për të gjithë ju që jeni në një lidhje kjo ditë do të jetë mjaft pasionante dhe emocionet do vijnë duke u shtuar. Sa i përket financave, me shumë mundësi do të arrijnë që të stabilizohen. Familjen do e keni në krah në çdo vendim që ju do merrni përsa i përket situatave të caktuara. Disa probleme me shkollën do t’ju shpërqëndrojnë komplet.
Virgjëresha
Edhe pse po kaloni një periudhë jo edhe aq pozitive dini të ruani qetësinë dhe të administroni mirë situatën pa humbur fillin e ngjarjes. Ju sot do të bëheni pikë referimi për të tjerët dhe të shumtë do të jenë ata kolegë të cilët do ju kërkojnë mendim.
Peshorja
Me një Hënë negative mos prisni qetësim të situatave ditën e sotme, përkundrazi të shumta do të jenë ato rastet e tensionit të cilat do ju bëjnë të hiqni dorë nga shumë gjëra që i keni përzemër. Edhe në planin e punës jeni disi të ngathët gjë e cila do të shkaktojë mjaft pakënaqësi te eprorët tuaj.
Akrepi
Një e dielë e mirë dhe me mjaft energji pozitive pritet të jetë për ju. Dikush do t’ju spikatë për talentin që keni dhe dikush tjetër për ëmbëlsinë që ju karakterizon.Në dashuri mund të rihapet një çështje e vjetër nga e cila nuk keni dhe aq kujtime të bukura.
Shigjetari
Sot pritet që dita të jetë me shumë zhvillime dhe ndoshta që në orët e para duke ju zënë në befasi. Edhe një herë ju këshillohet të mos e teproni me shpenzimet pa asnjë kriter. Partneri dëshiron me ngulm vëmendjen tuaj dhe me të drejtë. Nëse vazhdoni të veproni në kokën tuaj do ta humbisni atë.
Bricjapi
Do jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi, para se të jepni fjalën. Eshtë moment më i përshtatshëm për të reflektuar dhe për të kuptuar si qëndrojnë në të vërtetë situatat të cilat ju rrethojnë. Miqtë sot do i keni afër dhe do i’u mbështesin me planet që keni për një çështje biznesi.
Ujori
Përpiquni të qëndroni sa më larg njerëzve që ju bëjnë lajka dhe që synojnë vetëm t’ju shfrytrëzojnë për aftësitë e cilësitë që keni. Një takim i papritur ju bën të ndjeheni të lumtur dhe ju shton besimin dhe pritshmëritë për të ardhmen. Tregoni kujdes me financat tuaja, Hëna negative do tju shkaktojë disa trazira.
Peshqit
Raportet me të tjerët priten të jenë disi të tensionuara, prandaj duhet të bëni kujdes që të mos i thelloni mosmarrëveshjet. Ata që janë një lidhje do të jenë të hapur dhe do të provojnë eksperienca të reja. E rëndësishme është që çdo moment të jetë i veçantë. Puna sot do shkojë mjaft mirë dhe kolegët do i keni afër./oranews/
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...