Pas presionit të presidentit Trump se do të shkarkonte kreun e Administratës së Ushqimit dhe Barnave erdhi të premten vonë miratimi i vaksinës kundër Covid-19 të prodhuar nga Pfizer-BioNTech. Më pas presidenti Donald Trump e përshëndeti menjëherë miratimin dhe e quajti një “mrekulli mjekësore”.
ShBA-ja miratoi të premten vonë për përdorim emergjent vaksinën kundër Covid-19 të prodhuar nga Pfizer-BioNTech, duke i hapur rrugë vaksinimit të miliona vetëve në një prej shteteve më të goditur në botë.
Presidenti Donald Trump e përshëndeti menjëherë miratimin dhe e quajti lajmin si një “mrekulli mjekësore”. Ai shtoi se imunizimi do të fillojë “brenda 24 orësh”.
“Kam një lajm vërtet të mirë. Sot kombi ynë ka arritur një mrekulli mjekësore. Ne kemi krijuar një vaksinë të sigurt dhe efikase në vetëm nëntë muaj. Kjo është një nga arritjet më të mëdha shkencore në histori. Kjo do të shpëtojë miliona jetë dhe së shpejti do t’i japë fund pandemisë njëherë e përgjithmonë,” tha presidenti me një video mesazh.
Miratimi i vaksinës vjen ndërsa numri i infeksioneve në të reja në mbarë Amerikën shënoi shifra rekord, ndërsa deri tani numërohen 300 mijë vdekje.
ShBA është vendi i gjashtë që miraton vaksinën me dy doza, pas Britanisë, Bahreinit, Kanadasë, Arabisë Saudite dhe Meksikës.
Miratimi erdhi më herët sesa pritej dhe në sfondin e lajmeve se Shtëpia e Bardhë kishte kërcënuar të pushonte nga detyra shefin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn nëse ai nuk jepte miratimin për përdorimin emergjent të vaksinës të premten. Kjo është një ndërhyrje e politikës dhe e vetë presidentit Trump në procesin shkencor, për të cilin disa ekspertë thonë se mund të minojë besimin e popullit tek vaksina.
ShBA-ja pritet të vaksinojë të paktën 20 milionë vetë vetëm këtë muaj, ku në krye të listës janë të moshuarit, personeli shëndetësor dhe ata që punojnë në shtëpitë e kujdesit.
“Ne jemi bërë gati për vaksinim në masë, jemi gati sapo vaksinë të vijë. Këtu mund të shikoni se si do të organizohet vaksinimi, ofrohet privatësi dhe siguri,” thotë mjekja Lisa Weichman Harries.
Qeveria tha gjithashtu të premten se do të blinte 100 milionë doza të tjera nga vaksina kandidate e firmës Moderna./oranews
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën