Google ADS

Normalizohet situata në Tiranë, protestuesit largohen pas gazit lotsjellës të përdorur

21:14 | 12 Dhjetor 2020
A. B.

Pas protestës së katërt në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës situata tashmë është qetësuar. Protestuesit u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës duke marrë drejtime të ndryshme.

Ndërkohë qarkullimi i makinave po vazhdon normalisht në Tiranë.

Forcat e policisë kanë mobilizuar të gjitha pikat kryesore në kryeqytet, duke shoqëruar disa të rinj në komisariat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme