Ish ylli i Interit dhe Romës, Douglas Maicon është rikthyer në Itali për të luajtur për skuadrën e Serie D, Sona. “100 për qind punë e kryer”.
39 vjeçari do të mbush 40 vjet në korrik, por ende nuk i ka varë këpucët në litar pasi që për momentin luan për skuadrën e Brazilit, Villa Nova Atletico Clube.
Negociatat për ta sjellë atë në Europë janë duke u mbajtur që një kohë të gjatë, por ndërmjetësuesi i tij, Thiago Sousa i ka thënë gazetës “La’Arena” se “kalimi në Sona është 100 për qind i sigurt”.
Afati i transferove në Serie D hapet më 7 janar dhe Douglas Maicon nuk është i vetmi që do t’i bashkohet Sonas, pasi që për këtë skuadër pritet të luajë edhe djali 15 vjeçar i Maicon, Felipe, që do të nënshkruajë me skuadrën e re të Sonas.
“Marrëveshja është e përfunduar, por ai nuk do të aterojë drejt Sona tek pas një jave apo më shumë”, ka thënë Marco Tommasoni për Daily Verona.
“Mendoj se kjo ka nxitur entuziazmin e të gjithë stafit dhe lojtarëve, por ne do ta analizojmë nivelin e gjendjes fizike të tij. CV e tij flet vet dhe ai do të sjell edhe përvojë edhe karakter në skuadër”.
Maicon nuk ka luajtur në Itali prej që kontrata e tij skadoi me Romën më 2016.
Mbrojtësi i djathtë ishte pjesë e skuadrës së Interit më 2009-10 që fitoi tripletën, duke marrë titullin e Serie A në katër raste, dy herë Kupën e Italisë, tri herë Superkupën e Italisë dhe njëherë Botërorin e Klubeve. /GazetaExpress/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...