Shqipëri, 879 raste me Covid-19 dhe 12 të vdekur në 24 orët e fundit

17:56 | 12 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

12 qytetarë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit Sars-Cov-2.

Ndërkohë vijon të jetë i larë numri i infeksioneve, me 879 raste të reja në 2734 testime të kryera, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.

Viktimat në spitalet COVID: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.

COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 879
Të shëruar ne 24 orë 384
Të shtruar në spitale 455
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.734

Testime totale 219.175
Raste pozitive 47.742
Raste të shëruara 24.520
Raste Aktive 22.233
Humbje jete 989

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12034
Fier 1702
Durrës 1384
Korçë 1132
Vlorë 1117
Shkodër 1026
Elbasan 936
Berat 821
Lezhë 808
Gjirokastër 545
Kukës 439
Dibër 289

Të ngjashme