Lansohet bashkëpunimi nga Arilena Ara dhe Alban Skendearaj

17:46 | 12 Dhjetor 2020
A. B.

Artistët Arilena Ara dhe Alban Skënderaj sapo kanë publikuar bashkëpunim e tyre të parë muzikor.

“A i sheh”, titullohet kënga e cila erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale, shkruan portali arbresh.info

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Lorenc Aliaj, kurse për tekstin dhe melodinë ka punuar kantautori i njohur.

Në pjesën vizuale dyshja shihen në një vend malor, të veshur me plot stil, xhirime të cilat i ka kryer Sekuencë.

Fansat menjëherë kanë vërshuar me komentet pozitive, si dhe me të publikuar kënga po pëlqehet në masë të madhe. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme