Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni Philip Reeker beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë mosmarrëveshjet bilaterale të ndalojnë përparimin e merituar integrues të Maqedonisë së Veriut.
“Ne besojmë se BE nuk duhet të lejojë mosmarrëveshjet bilaterale të ndalojnë progresin e merituar në integrim. Besojmë se këto çështje duhet të zgjidhen jashtë procesit të pranimit, sepse Shkupi e meriton atë shans më shumë sesa duhet”, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit të Sh.B.A.-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Reeker, në forumin “2BS” të organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe të vështira në rrugën e tyre drejt integrimit evropian./telegrafi
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...