Gjatë ditës së sotme nё Stacionin Policor nё Pejё, viktima ka informuar se rreth orёs 04:00, persona tё dyshuar nё fshatin Ramun-Pejё, i kanё vjedhur automjetin (kombi bus) tё tipit Renault me targa vendore tё cilin deklaron se e ka pasur tё parkuar ne oborrin e tij.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes, nga ku ёshtё kuptuar se personi apo personat e dyshuar me automjetin e vjedhur kanё vjedhur edhe tri (3) bagёti (lopё) tek fqinji i pronarit tё automjetit, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur.
Pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe njё bashkёpunimi me qytetarёt, Policia ka gjetur automjetin e braktisur nё njё fushё afёr tregut tё bagёtive nё fshatin Zahaq-Pejё.
Automjeti i gjetur pas ekzaminimeve tё nevojshme iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.
Gjatё ekzaminimeve Njësitet Policore kanё vërejtur se tё dyshuarit kanё pёrdour automjetin e vjedhur pёr bartjen e bagёtive tё vjedhura./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...