Pep Guardiola e cilëson vetëm si një ndeshje të radhës, derbin e Manchesterit ndaj United, sfidë e cila vlen vetëm 3 pikë për trajnerin e Manchester City-t.
Trajneri spanjoll i Citiziens ka bindjen se skuadra e tij do të triumfojë në këtë superduel, ndërsa shtoi se i vjen keq që ky derbi do të luhet pa praninë e tifozëve.
“Nuk është një ndeshje me eliminim direkt, në lojë janë vetëm 3 pikë. Sigurisht që derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme, kjo edhe prej cilësisë së madhe që kanë kundërshtarët tanë.
“Këtë periudhë do të luajmë shumë ndeshje, objektivi ynë është ti fitojmë të gjitha. Më vjen keq për mungesën e publikut, do të ishte bukur të luanim me tifozë“, deklaron Guardiola./lajmi.net/
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt