Google ADS

Humbën gjashtë anëtarë nga koronavirusi, flasin nga familja dhe kryetari i komunës Qëndron Kastrati

14:26 | 12 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gjashtë anëtarë të familjes Basha nga fshati Koretin i Komunës së Kamenicës kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lidhur me këtë ekipi i portalit arbresh.info ka qëndruar në këtë fshat ku kanë folur me hoxhën Mehmet Morina, i cili ka folur më shumë rreth këtij rasti tragjik.

Kurse familjari Shaban Basha ka treguar se familja do të mbajë tri ditë të pame, pas varrimit që do të bëhet sot pas namazit të ikindisë.

Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili ka folur për rastin e ndjeshëm.

“Ngushëlloj familjarët, miqtë e dashamirët e të ndjerëve. Deri tash në Kamenicë ka 30 të vdekur, diku 540 raste të identifikuara me Covid-19 mbi 140 aktive pjesa tjetër janë shëruar”, tha ai për arbresh.info


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme