Guardiola ka një dëshirë të qartë për afatin kalimtar të verës

13:01 | 12 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Leo Messi shpesh ka qenë i lidhur me një lëvizje te Manchester City.

Verën e kaluar, ‘Citizens’ spekulohej se kishin një kontratë të gatshme për yllin argjentinas, por ai përfundoi duke qëndruar te Barcelona.

E ardhmja e Messit do të diskutohet edhe verën e ardhshme, dhe pritet që spekulimet me Cityn të ndizen përsëri.

Sidoqoftë, përveç Messit, Pep Guardiola gjithashtu e dëshiron në skuadër djaloshin që ka kënaqur gjithë botën e futbollit në vitet e fundit.

Bëhet fjalë për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland, i cili vesh fanellën e Borussia Dortmund.

Haaland mund të largohet nga Borussia për 75 milionë euro, dhe Guardiola tashmë e ka vendosur atë në krye të dëshirave për afatin kalimtar të verës./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme