Google ADS

Valbona, Afërdita e Mihanja, njihuni me tri fermeret që sjellin produkte bio

12:09 | 12 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Pandemia Covid-19 ka prekur pothuajse çdo pore të secilit sektor në Kosovë.

Por kjo nuk po i ndalon këto gra, fermere të suksesshme të Kosovës që kanë zgjedhur Tregun Mobil në Prishtinë për t’i shitur produktet e tyre, shkruan portali arbresh.info

Të gjitha produkte vendore, të përpunuara nga to mund t’i gjeni në tregun mobil të vendosur në tre lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Valbona Sopa nga fshati Sllovi i Komunës së Lipjanit sjell në treg produkte 100% bio të përgatitura në shtëpi bashkë me familjen.

Ndër produktet që ajo përpunon është salca nga domatet.

“Sot kam sjell ne treg, molla qepë, salcë nga domatet. Çdo tri here në javë dalim këtu”, tha ajo.

Edhe Mihane Avdullahu udhëton nga Komuna e Lipjanit dhe përgatit ushqime tradicionale shqiptare që i ofrohen sofrave kosovare.

E një produkt që është shumë i shitur në vend, është edhe lëngu i rasojit të cilin e sjell në treg Mihanja.

E nga këto produkte janë shumë të kënaqur këta dy blerës që pothuajse çdo ditë blejnë në tregun mobil.

“Janë shumë të shijshme. Çdo ditë ndalna këtu”, thotë ky blerës.

Në tregun ditor mund të gjesh edhe lëngun e Aronisë dhe Boronicës të sjellur nga fermerja Afërdita Murati nga Podujeva.

Tregu ditor është i hapur tri ditë në Prishtinë.

Ditën e martë mund t’i gjeni tek sheshi “Zahir Pajaziti, të mërkurën te sheshi “Adem Jashari” dhe ditën e enjte në Dardani afër bulevardit “Bill Clinton”.

Me miratimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike të gjitha bizneset po presin ndihmën prej 200 milionë euro të paraparë nga ky ligj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme