Google ADS

Berat, 27-vjeçari i dehur përplas motoçiklisin që shpërndante pica dhe 4 makina

08:37 | 12 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit.

Një mjet,tip Renault, që drejtohej nga një 27-vjeçar që ishte i dehur në timon, ka bërë “kërdinë” në qytet.

Pasi ka përplasur dhe hedhur në ajër në afërsi të Urës së Varur një motoçiklist që shpërndan pica në qytet. 27-vjeçari ka fluturuar në rrugën e përgjatë lumit,duke përplasur 4 mjete të parkuara në rrugë dhe më pas ka përfunduar brenda lulishtes së qytetit.

Drejtuesi i motoçikletës, që pas përplasjes është shembur në asfalt,është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Drejtuesi i mjetit T.H. ka dalë pa lëndime nga makina dhe është ndaluar nga policia. Si pasojë e aksidentit të rëndë një 33-vjeçar që qarkullonte me motorrin e picave është në gjendje të rëndë dhe 4 mjete të parkuara në rrugë janë shkatërruar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarklimit rrugo,për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme