Google ADS

Gjashtë familjarë me COVID-19, pesë mijë euro shpenzime

00:47 | 12 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Tefik Ibrahimi, bashkë me familjen e tij, thotë të kenë shpenzuar rreth pesë mijë euro gjatë kohës sa kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Këto shpenzime u bënë, sipas tyre, për shkak të mungesës së barnave në Klinikën Infektive, megjithëse një pjesë u shpenzuan për Remdesivir.

Ibrahimi nuk i lë në faj stafin mjekësor, por sistemin që nuk e ka mundësuar sigurimin shëndetësor.

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i bëri thirrje të gjithë atyre që kanë shpenzuar shumë të mëdha në trajtimin e koronavirusit t’i dokumentojnë ato dhe më pas do të shihen mundësitë për ndihmesë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme