Një zyrtar policor po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një të riu në Mitrovicë për shkak se ka dalë gjatë orës policore dhe se ka penguar atë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë se zyrtari policor është suspenduar për 72 orë për të hetuar rastin.
Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, ka konfirmuar rastin për klankosova.tv duke thënë se veprimet e tjera do të ndërmerren në bashkëpunim me prokurorinë.
“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar informacionin për këtë rast dhe hetuesit i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin ngjarjes në Mitrovicë. Hetuesit e IPK-së kanë filluar menjëherë grumbullimin e informacioneve si dhe kanë kontaktuar me Prokurorinë e Mitrovicës. Zyrtari policor i përfshirë në këtë rast është suspenduar për 72 orë me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Veprimet tjera hetimore priten të ndërmerren në konsultim me prokurorinë kompetente në përputhje me misionin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës”, ka thënë Beka.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për klankosova.tv ka konfirmuar se ndaj të riut është iniciuar rast dhe se ai është intervistuar.
“Një person është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për “pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. Në hetim të rastit është kyçur edhe IPK- ja”.
Megjithatë, këto dy institucione nuk kanë treguar nëse i riu ka marrë lëndime nga polici.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...