Gjykata Kushtetuese në Austri shpalli sot si “antikushtetues” ndalimin e shamive në shkollat fillore dhe anuloi vendimin e marrë nga qeveria e ekstremit të djathtë në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).
Christoph Grabenwarter, kreu i Gjykatës Kushtetuese, tha se ndalimi shkel barazinë, të drejtën për lirinë e mendimit, botëkuptimit dhe fesë.
Grabenwarter tha se ligji synonte vetëm nxënësit myslimanë dhe shkaktonte diskriminim në sistemin arsimor.
Ai shtoi se ligji rrezikon të kufizojë mundësitë arsimore për nxënësit myslimanë dhe mund të bëjë që ato të përjashtohen nga shoqëria.
Grabenwarter tha se ndalesa vetëm për veshjet fetare myslimane në sistemin arsimor do të rezultojë në stigmatizimin e grupit në shoqëri.
Ai tha se ndalimi nuk përputhet me parimin e paanshmërisë së Kushtetutës, duke shtuar se justifikimet e dhëna nga qeveria që miratoi ligjin “nuk ishin objektive”.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Austrisë gjithashtu tha se zbatimi i vendimit për të anuluar ligjin është detyrim ligjor i Kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe urdhëroi Ministrinë e Arsimit të mbulojë shpenzimet gjyqësore të familjes që e çoi çështjen në gjykatë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?