Teprimi i vitaminës C jep këto efekte. Informohuni që mos të tejkaloni masën.
Vitaminat që treten në ujë nuk depozitohen në trup, ndërsa ato që treten në yndyrë, po, shkruan “Living”.
Vitamina C futet në kategorinë e parë, që do të thotë se ajo transportohet në inde nëpërmjet lëngjeve të trupit dhe çdo tepricë del jashtë nëpërmjet urinës.
Duke qenë se trupi nuk e prodhon këtë vitaminë, ai ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm.
Kjo në disa raste mund të nxisë një përdorim të tepruar të kësaj vitamine, duke shkaktuar kështu probleme me tretjen dhe gurë në veshka.
Efektet Anësore Të Përdorimit Të Tepruar Të Vitaminës C
Efekti më i madh anësor i konsumit të lartë të kësaj vitamine ka të bëjë me tretjen.
Në këtë rast, njeriu vuan nga diarea, urthi dhe të përzierat.
Vitamina C Rrit Ngarkesën e Hekurit Në Trup
Vitamina C dihet që përmirëson përthithjen e hekurt në trup, veçanërisht atij të burimeve bimore, transmeton lajmi.net.
Përthithja e hekurit rritet me 67 përqind në rastin e marrjes së 100 mg vitaminë C gjatë një vakti.
Por nëse e teproni, ajo mund të rrisë ndjeshëm depozitat e hekurit në trup duke dëmtuar seriozisht zemrën, mëlçinë, pankreasin, tiroiden dhe sistemin qendror nervor.
Gurët Në Veshka
Tepricat e vitaminës C dalin nga trupi në formën e oksalatit që largohet nëpërmjet urinës.
Në rrethana të caktuara, oksalatet lidhen me mineralet dhe formojnë kristale që më vonë nxisin krijimin e gurëve në veshka.
Konsumi i tepruar i vitaminës C ka potencialin të rrisë sasinë e oksalateve në urinë dhe rrjedhimisht formimin e gurëve në veshka, transmeton lajmi.net.
Sa Është Limiti i Lejuar i Vitaminës C
Tepricat e kësaj vitamine dalin nga trupi pak orë pas marrjes së saj, ndaj përballja me këto efekte anësore është krejt e vështirë.
Thënë shkoqur, një njeri duhet të konsumojë 29 portokalle ose 13 speca që të tejkalojë limitin e lejuar të vitaminës C.
Nëse ju zgjidhni suplementë, sigurohuni që një pilulë të mos plotësojë më shumë se 100% të dozës së nevojshme ditore e cila është: 90 mg në ditë për meshkujt dhe 75 mg në ditë për gratë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën