Google ADS

A janë faqet e Trustit të sigurta për aplikim? Kjo është përgjigja

22:53 | 11 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ueb faqja e lansuar për aplikim të tërheqjes së 10% të kursimeve pensionale ishte sulmuar nga hakerë.

E pas kësaj u mundësua kalimi në një adresë tjetër për të aplikuar, shkruan portali arbresh.info

Por shumë media raportuan lidhur me sigurinë kibernetike që po cenohej, e madje u tha se ishin përfshirë palë të treta në këtë situatë mjaft të ndjeshme.

LEXO EDHE: Trusti| Gati gjysma e kontribuesve aplikojnë për gjashtë orë – Arbresh.info

Lidhur me këtë ka reaguar Fondi i Kursimeve Pensionale në një deklaratë të përbashkët me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionet (ASHI).

“Ju informojmë se pas vështirësive të paraqitura gjatë fazës së lansimit të portalit të Trustit (trusti10.org) me qëllim të tejkalimit të këtyre problemeve është gjetur një zgjidhje alternative në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit – ASHI”.

Sipas tyre kjo praktikë nuk rrezikon sigurinë e të dhënave të qytetarëve, ku kanë aplikuar më shumë se 200 mijë persona.

Kjo është deklarata e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme