Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dhe ish ambasadori William Walker kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku është rikonfirmuar angazhimi dhe bashkëpunimi.
“Walker ka qenë një mik i devotshëm i popullit të Kosovës gjatë ditëve tona më të errëta dhe do të mbetet i tillë edhe tash e tutje”, thuhet në deklaratë, shkruan portali arbresh.info
U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Walker ranë dakord të kultivojnë bashkëpunimin e ngushtë me njëri tjetrin. Siç është cekur në komunikimin me shkrim të realizuar në muajin nëntor, të dyja palët presin të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe më shumë njohuri për Kosovën si dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend.
Osmani u akuzua se kishte shkeputur kontratën me ish ambasadorin Walker, që ishte i pari që dëshmoi masakrën e Reçakut.
Osmani ka thënë se kontrata nuk është shkëputur, por do të skadojë në këtë muaj. Sipas saj, Presidenca është noftuar nga fondacioni se William Walker nuk përfiton asnjë cent nga kjo kontratë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...