Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka folur për sistemin e drejtësisë duke theksuar që kjo ministri e ka moton që ‘politika t’i mbajë duart larg drejtësisë’.
“Kemi bashkëpunuar me Prokurorin, për rishikimin funksional. Do të fillojmë reformën e thellë të drejtësisë, e cila do të koncentrohet në luftën kundër korrupsionit. Këtë vit, kemi dalë vendi i parë në rajon për Sundim të Ligjit. Percepsioni për afera korruptive, të cilat kanë ndodhur, normalisht që na shqetësojnë edhe neve. Kjo e konfirmon faktin që ne jemi tërë kohës të mbikëqyrur nga shoqëria civile dhe mediat, ndërsa raportimi për këto raste merr jehonë që ndikon në percepsion”.
“Ne duhet të bëjmë diçka të madhe, që ta ndryshojmë këtë percepsion; që t’i ndryshojmë politikat dhe ta ndihmojmë punën e Prokurorisë dhe Policisë që pa duart e politikës të ndjekin çdo person të korruptuar”.
Selimi në Info Magazine në Klan Kosova, ka theksuar që Ministria e Drejtësisë, ka raportuar që ka bërë disa ndryshime të politikave që janë më të mira në luftën kundër korrupsionit.
“E kemi obligim, që t’i ndryshojmë politikat të cilat potencialisht mund të jenë më të mira në luftimin kundër korrupsionit. Kemi raportuar që e kemi ndryshuar Ligjin për për parandalimin e korrupsionit, i cili do të ketë më shumë fuqi në parandalimin e korrupsionit”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...