Edona Llalloshi lanson këngën e re “5 minuta”

18:54 | 11 Dhjetor 2020
A. B.

Këngëtarja e zhanrit popullor, Edona Llalloshi, vazhdon të mbetet ndër më të dashurat për publikun.

Edona është mjaft aktive në rrjete sociale, ku sjell më të rejat nga jeta e saj profesionale e personale, shkruan portali arbresh.info

Por, së fundi Edona ka sjell projektin e saj të ri muzikor me titull “5 Minuta”, me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani dhe i orkestruar nga Miti Geci.

Në video, Edona shfaqet plot elegancë e veshur me një fustan të bardhë teksa tregon bukurinë e saj.

Ky projekt muzikor, menjëherë pas publikimit, u prit mjaft mirë nga fansat e këngëtares. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme