Argjentinë, projektligji për abortin kalon votimin kryesor

18:10 | 11 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Politikanët në Argjentinë kanë votuar pro për një projektligj që sjell vendin kryesisht katolik një hap më afër legalizimit të abortit, një ndryshim i kërkuar prej kohësh nga aktivistët e të drejtave të grave.

Para se të bëhet ligj, projektligji duhet të kalojë edhe në dhomën e sipërme, Senatin. Votimi pritet para fundit të vitit. Shumë gra në Argjentinë që kryejnë abort mund të përballen me ndjekje penale.

Presidenti Alberto Fernández propozoi projekt-ligjin që do të lejonte abortet të kryheshin deri në javën e 14-të të shtatzënisë. Aktualisht aborti lejohet vetëm në rast të përdhunimit ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik nga shtatzënia, shkruan BBC.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme