Revista Time shpalli të premten presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Nënpresidenten e zgjedhur Kamala Harris si Njerëzit e Vitit.
Kryeredaktori i revistës prestigjioze, Edward Felsenthal tha se zoti Biden dhe zonja Harris u nderuan me motivacionin për “ndryshimin e historisë amerikane, duke treguar se forca e ndjeshmërisë është më e madhe se furia e ndasive, duke paraqitur një vizion rimëkëmbjeje në një botë në dhimbje”.
Zoti Felsenthal vë në dukje se “çdo President i zgjedhur që nga Franklin Delano Roosevelt, ka qenë të paktën një herë gjatë mandatit të tij përzgjedhur si Njeriu i Vitit, prej të cilëve mbi 10 gjatë një viti zgjedhjesh presidenciale. Kjo është hera e parë që kemi përfshirë një nënpresidente”.
Kandidatë të tjerë për titullin e Njeriut të Vitit të revistës Time ishin Presidenti Donald Trump; punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit dhe Dr. Anthony Fauci; si edhe lëvizja për drejtësi racore. Time e shpalli zotin Trump Njeriun e Vitit në vitin 2016, kur ai fitoi presidencën, duke shkruar se ai kishte “transformuar udhëheqjen e të dy partive kryesore politike dhe në mënyrë efektive kishte zhvendosur drejtimin politik të rendit ndërkombëtar”.
Po të enjten, revista Time shpalli grupin muzikor korean BTS, si Artistët e Vitit dhe yllin e Los Angeles Lakers, basketbollistin LeBron James si Sportistin e Vitit./voa
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”