I penduar dhe me kokë ulur, efektivi i policisë që kreu vrasjen e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj ka kërkuar gjykatës të vendosë ajo se çfarë do të bëhet me të.
“Kam vrarë një njeri. Nuk kam asnjë të drejtë të kërkoj mbrojtje”
Ai ka kërkuar që në sallë të ishin të pranishëm edhe familjarët e 25 vjeçarit që tu kërkonte të falur nëse ata do të ishin në sallë. Për të cilët kishte një ndjesë të madhe.
Prokuroria kërkoi në gjykatë masën e arrestit me burg për akuzën “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes” . Kjo akuzë rrezikon dënimin deri në 7 vjet burg.
Ende nuk ka një ekspertizë të armëve që mund të përcaktojë dhe akuzën e qartë të efektivit. Viktima ka vetëm një plumb.
Është gjetur dhe një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarja. Kjo gëzhojë ka qenë në qepenin e një dyqani, dhe ekspertiza do të përcaktojë se nga cila armë është qëlluar kjo gëzhojë./oranews
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...