Ushtruesi i detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se pacientëve të shtrirë që janë duke u trajtuar për COVID-19 do t’ju sigurohen të gjitha barnat dhe produktet e nevojshme për trajtim.
I pyetur se disa qytetarë kanë shpenzuar deri në 5 mijë euro për trajtimin e familjarëve me COVID, ai tha se ky çmim është tepër i madh, andaj nëse kanë dëshmi ta dokumentojnë atëherë ata do të ndihmohen.
“Ne do t’i sigurojmë të gjitha barnat dhe produktet e nevojshme, edhe shtretër për të gjithë ata që do të kenë nevojë të shtrihen. Nuk mund t’i di në detaje. Megjithatë është pak tepër i madh çmimi prej 5 mijë euro për trajtimin e COVID. Nëse kanë dëshmi të dokumentojnë ato dhe të shohim si mund t’ju ndihmojmë qytetarëve”, tha Krasniqi në një konferencë për media.
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...