David Alaba është pranë kalimit në Real Madrid. Mbrojtësi i Bayern Munchenit s’po e gjen gjuhën e përbashkët me skuadrën bavareze dhe është duke shikuar mundësinë e largimit në janar.
Afati i dhënë nga David Alaba për ekipin bavarez për të arritur një marrëveshje përfundoi më 1 dhjetor. Alaba nuk ka ndryshuar mendim dhe vazhdon të mendojë se koha e tij në Bayern ka mbaruar.
Gjatë kësaj jave raportohet se ka pasur zhvillime konkrete me Realin dhe se në ditët e para të janarit pritet zyrtarizimi i kalimit të Alabas në Madrid.
Së fundi edhe PSG-ja ka hyrë në garë për shërbimet e tij, por se lojtari preferon më shumë kalimin në La Liga./lajmi.net/
Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard
Florida, ndryshimet klimatike shtuan fuqinë e uraganit “Milt...
Sinani e falënderon Kurtin për subvencionet në Luginën e Pre...
Një muaj paraburgim ndaj Naser Hafizit
Hamza merr ide nga qytetarët e Prizrenit: Na duhet një progr...