Një prezantues i lajmeve ka ndërruar jetë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit nën rrethana të dyshimta vetëm një ditë pasi u qëllua për vdekje një gazetare.
Sipas policisë së Kabulit, Fardin Amini humbi jetën për shkak të gjakderdhjes së tepërt pas mbërritjes në spital sot në mëngjes. Zëdhënësi i policisë, Firdaus Faramarz, tha se një ekip i patrullimit të policisë gjeti gazetarin e ri me një plagë të thellë në qafë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tariq Arian, në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se hetimi fillestar sugjeron se gazetari bëri vetëvrasje.
Hameeda Madadai, një kolege e prezantuesit të lajmeve Amini, për AA tha se “gazetari i vrarë ishte introvert”.
“Ai ishte një profesionist shumë i mirë dhe punëtor. Vdekja e tij është një tragjedi”, tha ajo.
Sipas medias lokale Sayhoon News, Amini po voziste kur mori një telefonatë. Më vonë, ai u drejtua me makinë në një vend të braktisur në pjesën veriore të qytetit, ku më pas u gjet me fytin e prerë nga një objekt i mprehtë.
Një ditë më parë, gazetarja afgane, Malalai Maiwand, u vra me armë zjarri nga sulmues të panjohur në provincën lindore Nangarhar. Incidenti ndodhi kur Maiwand ishte drejtuar drejt zyrës së saj me një automjet së bashku me shoferin e saj në kryeqytetin e provincës Jalalabad. Gazetarja dhe shoferi vdiqën në vend, ndërsa sulmuesit e armatosur u larguan nga vendi i sulmit.
Sulmi i tretë i këtij lloji brenda një muaji ka shkaktuar tronditje të gazetarëve afganë.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...