Petkoviq në takim me ambasadorin rus për dialogun Beograd-Prishtinë

13:13 | 11 Dhjetor 2020
V. S.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka takuar sot Ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandër Bocan-Kharchenko.

Arsye e takimit të tyre është procesi i dialogut në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kosovo-online, transmeton Klan Kosova.

“Në raundin e djeshëm në nivel teknik, çështja e parë për të cilën Beogradi insistoi ishte formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, me të gjitha kompetencat sipas marrëveshjes së Brukselit, që është obligim për Prishtinën që prej dy mijë e 800 ditësh”, ka thënë Petkoviq.

Ai ka thënë se kjo është kyçe në mënyrë që procesi i dialogut të ecë para.

P{etkoviq e ka falënderuar ambasadorin rus për përkrahjen që u jep Moska në mbrojtjen e interesave shtetërore.

Të ngjashme