Vllado Buçkovski ka filluar misionin e tij si përfaqësues special i Maqedonisë së Veriut për të gjetur zgjidhje rreth kontestin që ka Shkupi me Sofjen.
Ai për këtë gjatë javës edhe realizoi takimet e para zyrtare me krerët më të lartë shtetërorë në Bullgari, me kryeministrin Bojko Borisov dhe me shefen e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva.
Njohësit e procesve politike në vend shprehen të rezervuar rreth Buçkovskit se sa mund të kontribuon në zgjidhjen e kësaj çështje.
Dame Çkatroski thotë se Buçkovski nuk e njeh mjaftueshëm problemin që Maqedonia e Veriut e ka me Bullgarinë dhe prandaj atij i duhet një “update”.
“Këto ditë do të shohim se sa Buçkovski do të kontribuon në negociatat me Bullgarinë. Statusi i tij ësjhtë i lartë dhe bëhet fjalë për ish kryeministër, por megjithatë mendoj se jo mjaftueshëm i njeh çështjet me Bullgarinë dhe do ti duhet një update. Ajo që vjen si informacion nga pala bullgare dhe pas bisedimeve që do ti ketë, do të di se çfarë është problemi dhe definitivisht do të krijon mendim se si të zgjidhen problemet me Bullgarinë. Problem do të ketë me mënyrën e zgjidhjes së problemeve dhe implementimin e asaj që do të merret vesh. Reaksionarë dhe nacionalistë ekzistojnë në të dyja palët. Kjo është mjaftueshëm që partive të u rezikohet reitingu në të dyja vendet. Mendojë se Buçkovski do të informon Qeverinë dhe Presidentin. Mbetet ti dëgjojmë deklaratat e tyre. Gjithçka që kërkon Bullgaria do të implilon në reitingun e tyre. Por a do të kenë guxim ata që të zbatojnë së paku atë që është logjike, do të shohim. Këto ditë janë mjaftë të rëndësishme”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatroski, analist.
Nga ana tjetër, oponionisti Eroll Rizaov thotë se nëse nuk ka vullnet të mirë, as emisarë apo ndërmjetësues tjetër nuk mund të ndihmojnë në gjetjen e gjuhës së përbashkët.
“Mendojë se nëse nuk ka vullnet të mirë, as emisarë apo ndonjë ndërmjetësues mund të ndihmojnë. Por në 24 orët e fundit shoh se po ndryshon retorika në Bullgari në deklaratat publike dhe po tejkalohen çështjet kryesore identitare si kontestuese, por tani vendosen disa çështje që mund të merren vesh të dyja palët. Nëse problemi është për pakicën maqedonase në Bullgari, garancat janë të mjaftueshme se nuk do të përzihet Maqedonia në çështjet e brendshme të asnjë vendi, përfshirë dhe Bullgarinë dhe se ligjet ndërkombëtare i rregullojnë çështjet e pakicave. Por edhe nëse shohim raportin e forcave, Maqedonia vështirë do të mund të përzihet në punët e brendshme të cilit do shtet fqinjë. Domethënë ky është problem që mund të zgjidhet edhe pse është shumë i ndjeshëm”, ka deklaruar për Zhurnal, Erol Rizaov, opinionist.
Nga Qeveria thonë se Buçkovski do të kontribuojë për tejkalimin e problemit me Bullgarinë.
“Vllado Buçkovski është njohës i shkëlqyer i marrëdhënieve maqedono-bullgare, është i respektuar nga akterët politik dhe shoqëror në Bullgari. Ka kontakte të mira me Bullgarinë dhe pranohet shumë mirë në publikun e atjeshëm. Ka percepcione pozitive për politikat e tij si ish kryeministër dhe është pranuar si dikush që edhe më herët ka kontribuar në përmirësimin me Bullgarinë fqinje. Duhet të kontribuoje në krijimin e atmosferës pozitive për tejkalimin e problemit me Bullgarinë”, tha zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski.
Ndërkaq, opozita vlerëson se emërimi i Vllado Buçkovskit si përfaqësues special i Qeverisë për kontestin me Bullgarinë e varros besimin e ekzekutivit në Ministrin e Jashtëm dhe Zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, të cilët sipas opozitës, deri tani nuk patën sukses në gjetjen e zgjidhjes.
Ndryshe, përfaqësuesi special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski në takimin e tij me shefen e diplomacisë bullgare Zaharieva, deklaroi se vendi mbetet i përkushtuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Ai madje tha se është i vetëdijshëm se është humbur besimi, por se ai do të angazhohet që të kthehet besimi i ndërsjellë dhe të mund procesi të shkojë para.
“Shpreh kënaqësinë për bisedimet konstruktive. Kishim biseda të hapura miqësore. E bindëm dhe Zaharievën dhe ekipin e saj se jemi të përkushtuar që ta zbatojmë marrëveshjen për miqësi të mirë. Kjo do të jetë një vegël ku do të masim të arriturat në periudhën e ardhshme. Në periudhën e ardhshme është koha që më shumë të lavdërohemi me atë që kemi punuar, me vepra, sesa me fjalë të kota. Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë as unë as zonja Zaharieva, por mund të ndryshojmë punët në pjesën e infrastrukturës, projektet e përbashkëta kapitale, bashkëpunimin në arsim, shkencë dhe kulturë, bashkëpunimin më të fuqishëm në drejtim të afrimit të dy popujve, dhe këtë do ta bëjmë me sinqeritet”, tha Buçkovski.
0
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...