Lirim Kastrati shkëlqeu me një gol dhe një asistim në fitoren 3:1 të Dinamo Zagreb ndaj CSKA Moscow, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës së grupeve.
Ylli i Kombëtares së Kosovës fillimisht asistoi në minutën e 41’, te goli i Orsic, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 75’, Kastrati arriti edhe të regjistrohej në listën e golashënuesve.
Paraqitja e Kastratit është vlerësuar lartë nga faqet e specializuara për vlerësimin e lojtarëve.
Kastrati është vlerësuar me notë 8.7, dhe ka zënë një vend në formacionin e javës.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad