Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar 30 vjetorin e formimit të Partisë Demokratike.
Basha përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan se në këto 30 vite PD-ja ka qenë zëri i shqiptarëve.
“30 vjet për demokracinë
Gjithmonë zëri i shqiptarëve”, shkruan Basha.
Ndër të tjera në mesazhin e videos theksohet se PD-ja dhe përfaqësuesit e saj që nga shembja e komunizmit ka qenë dhe do të jetë në shërbim të shqiptarëve.
“30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm.
Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza.
Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj.
30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”, thuhet ne videomesazh.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë