Edward Felsenthal, kryeredaktor i revistës, tha se Biden dhe Harris “fituan këtë nder për ndryshimin e rrjedhës së historisë amerikane duke treguar se forcat e ndjeshmërisë në shoqëri janë më të forta se zemërimi përçarës”.
Revista e përjavshme amerikane “Time”, në anketën tradicionale për “Personin e Vitit” ka zgjedhur kandidatin për president të Partisë Demokratike Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit, dhe kandidaten për nënpresidente Kamala Harris.
Edward Felsenthal, kryeredaktor i revistës, tha se Biden dhe Harris “fituan këtë nder për ndryshimin e rrjedhës së historisë amerikane duke treguar se forcat e ndjeshmërisë në shoqëri janë më të forta se zemërimi përçarës, duke ndarë vizionin e tyre të shërimit për një botë që është në zi”.
Duke deklaruar se çdo president i zgjedhur i SHBA-së që nga Franklin D. Roosvelt është zgjedhur “Person i Vitit” në mandatin e tij, Felsenthal deklaroi se një nënpresident është shtuar për herë të parë këtë vit.
Në mesin e kandidatëve të revistës ishin edhe presidenti Donald Trump, punonjësit shëndetësorë që luftojnë koronavirusin e ri (COVID-19), drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, Dr. Anthony Fauci, dhe lëvizja anti-raciste.
Time e emëroi grupin e Koresë të Jugut BTS si “Artisti i Vitit” dhe basketbollistin Lebron James, i cili luan për Los Angeles Lakers, si “Sportisti i Vitit”./AA/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...