Llapi e ka mposhtur në udhëtim Arbërinë me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar këtë të enjte në kuadër të xhiros së 17-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.Golat për llapjanët i realizuan Elvis Prençi dhe Kastriot Selmani, kurse për vendasit shënoi Labinot Ibrahimi.
E pas përfundimit të ndeshjes futbollistët e skuadrës nga Podujeva janë befasuar nga presidenti i tyre, Beqir Batatina.
Gjatë kohës sa lojtarët ishin në zhveshtore, kryetari i klubit, Beqir Batatina, telefonoi trajnerin, Tahir Batatina, që ti njofton futbollistët që do të shpërblehen më nga 100 euro premia pas këtij triumfi.
Këtë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Futbollistët e Llapit para ndeshjes nuk kanë pas premia, por më të përfunduar ndeshja, gjatë kohës sa ishim në zhveshtore me ka telefonuar kryetari dhe me ka njoftuar se lojtarët do të marrin nga 100 euro premia për këtë fitore”, deklaroi Batatina për Gazetën inFokus.
Llapi pas kësaj fitoreje renditet i 9-ti me 17-të pikë, kurse në ndeshjen e ardhshme e pret Feronikelin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh