Në moshën 40 vjeçare, trupi i grave ka të ngjarë të prodhojë gjithnjë e më pak estrogjen derisa të mos ketë më menstruacione. Pasi menstruacionet ndalojnë dhe grave nuk u vinë periodat për 12 muaj, atëherë trupi ka hyrë në menopauzë.
Menopauza natyrale, e cila ndodh pa ndërhyrje mjekësore, ndodh në tre faza:
Shumë njerëz ngatërrojnë menopauzën me perimenopauzën. Perimenopauza është faza kur një grua fillon të kalojë në menopauzë. Disa simptoma të zakonshme të kësaj faze përfshijnë:
– afshet e nxehta
– djersitje gjatë natës
– thatësi vaginale
Gjatë perimenopauzës, trupi fillon të prodhojë më pak estrogjen. Kjo vazhdon deri në një ose dy vitet e fundit të perimenopauzës derisa nivelet e hormoneve bien shpejt. Perimenopauza mund të fillojë deri në 10 vjet para menopauzës. Shpesh fillon në të 40-tat, por disa gra hyjnë në perimenopauzë në aty rreth moshës 30-vjeçare.
Mjekët përcaktojnë që një grua ka arritur menopauzën kur nuk ka menstruacione për 12 muaj rresht. Pas kësaj, trupi hyn në fazën e postmenopauzës.
Sa zgjasin simptomat?
Simptomat e perimenopauzës mund të zgjasin mesatarisht katër vjet. Simptomat e shoqëruara me këtë fazë lehtësohen gradualisht gjatë menopauzës dhe postmenopauzës. Simptomat e perimenopazuës mund të zgjasin deri në 10 vjet, por më së shumti nuk ndodh kështu.
Është e mundur që një grua të përjetojë menopauzë para moshës 55-vjeçare. Menopauza e hershme ndodh te gratë që kalojnë menopauzën para se të bëhen 45 vjeç. Konsiderohet menopauzë e parakohshme dhe mund të ndodhë për shumë arsye. Disa gra mund të kalojnë në menopauzë të hershme ose të parakohshme për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale, si një histerektomi. Mund të ndodhë gjithashtu nëse vezoret janë dëmtuar nga kimioterapia ose kushte dhe trajtime të të tjera.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
– afshet e nxehta;
– djersitje gjatë natës;
– të dridhura, ftohje të këmbëve;
– ndryshime vaginale, si thatësi, siklet gjatë seksit, dëshirë e ulët seksuale;
– ndryshime emocionale, si ndryshime të humorit, nervozizëm dhe depresion të lehtë;
– probleme me gjumin./anabelmagazine/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...