Google ADS

Po afrohet realiteti i ri: Pasaporta Covid-19

00:18 | 11 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Pandemia ka ndryshuar jetën tonë të përditshme, përfshirë edhe udhëtimet.

Por a e keni imagjinuar ndonjëherë, se përveç pasaportës standarde së shpejti do të filloni të përdorni edhe pasaportën Covid-19?

Sipas gazetës amerikane Ëashington Post, ky është një koncept që është përmendur që nga fillimi i pandemisë si një zgjidhje për normalizimin e industrisë së udhëtimeve. Koncepti këto ditë po bëhet me shpejtësi një realitet, sidomos tani pasi Britani e Madhe aprovoi vaksinimin.

Sipas medias amerikane, kjo pasaportë do të jetë e destinuar për të gjithë që udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të botës.

E tërë kjo ka për qëllim që të dëshmojë se personi që udhëton është në shëndet të mirë dhe ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Udhëtimet në Europë: Tre skenarët e mundshëm pas pandemisë

Aplikimi që tashmë është duke u testuar quhet CommonPass dhe është testuar që prej këtij muaji në fluturimet e disa linjave ajrore midis Nju Jorkut, Londrës, Singaporit dhe Hong Kongut (megjithëse disa punë për atë çështje janë bërë tashmë në tetor).

Programi punon përmes aplikacionit Apple Health në iOS ose CommonHealth në Android, është i lidhur me 230 sisteme shëndetësore në SHBA dhe punon duke skanuar kodin që përmban të dhëna të përdoruesit ,rezultatet e testit ose konfirmimin e vaksinimit, si dhe planet e udhëtimit.

Aplikimi, sipas reagimeve aktuale, është i pëlqyer, për shembull, nga Star Alliance, e cila tashmë ka bërë thirrje për krijimin e një sistemi global për verifikimin e testimit dhe vaksinimit. Shumë kompani ajrore po konsiderojnë vaksinimet si kusht për udhëtimet e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme