Google ADS

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora pas afatit të KQZ-së, reagon Albulena Haxhiu

22:55 | 10 Dhjetor 2020
L G

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep të drejtë Nismës Socialdemokrate që të mos numërohen votat e ardhura nga diaspora pas afatit të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se mërgata duhet të vjen në Kosovë e të ushtrojë të drejtën e tyre të votës.

“Mërgata jonë pikërisht për shkak të këtyre veprimeve të qëllimshme, në zgjedhjet e ardhshme, duhet të vijnë fizikisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Deputetët e grupeve tjera parlamentare, mërgatës tonë nuk ua lehtësojnë procedurat e votimit jashtë vendit dhe tani sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votat me postë të mërgatës nuk numërohen nëse ato mbërrijnë pas afatit, pavarësisht nëse ata i dorëzojnë me kohë zarfet”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se është e dhimbshme kur sheh përmbysje të të drejtave kushtetuese nga institucioni që duhet t’i mbrojë ato.

“Nëse në KQZ mbërrijnë me vonesë, pavarësisht që kjo shpesh bëhet qëllimshëm, sipas GJK, ato vota s’do të numërohen. Sipas Gjykatës Kushtetuese, një procedurë ligjore është mbi të drejtën kushtetuese të votës!

Është e dhimbshme kur sheh përmbysje të të drejtave kushtetuese nga institucioni që duhet t’i mbrojë ato”, thuhet në reagimin e Haxhiut.

Të ngjashme